Gjilani tregon vlerat kundër Ferizaj
Futbollistët e Gjilanit me një super ndeshje kanë mposhtur skuadrën e Ferizaj me rezultat 0-3.
Që nga fillimi i ndeshjes skuadra e Gjilanit tregoi se kishte udhëtuar në Ferizaj për pikë të plota. Pas shumë rasteve skuadra e Gjilanit arriti që vetëm në fund të pjesës së parë të kaloj në epërsi.
Pas një goditje dënimi në anën e majtë, Jonuzi shënon një super gol për të kaluar Gjilanin në epërsi.
Me të filluar pjesa e dytë, skuadra e Gjilanit arrin të shënon përsëri, në minutën e 48-të, Gerhard Progni, nga gjuajtja e lirë shënon një gol mjaft të bukur.
Gjilani arrin që të ngritë epërsi në 3-0 në fund të ndeshjes, pas një harkimi të Gerhard Progni më së miri gjendet Tomislav Busiç ku me kokë shënon për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /rajonipress/


