Uji Dea

Emery: Mustafit i kam thënë të gjejë një ekip të ri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka nxitur Shkodran Mustafin dhe Mohamed Elnenyn të largohen nga klubi.

Spanjolli u ka thënë të dy lojtarëve se ata janë të tepërt në ekip dhe mund të largohen përpara se afati kalimtar evropian të mbyllet më 2 shtator.

“Ne kemi disa lojtarë, ata e dinë situatën e tyre”, tha Emery duke shtuar se “Për shembull, Elneny dhe Mustafi e dinë pozicionin e tyre në skuadër dhe me të vërtetë dua që lojtarët të jenë të lumtur, dua që lojtarët të jenë protagonistë”.

UBT

“Vitin e kaluar Mustafi dhe Mo, kur nuk luanin ishin të pa lumtur. Unë fola me ta shumë herë vitin e kaluar dhe tani në para-sezon. Unë mendoj se është pozitive që ata të largohen dhe të nënshkruajnë për një ekip tjetër, ku mund të jenë protagonistë dhe të jenë të lumtur që të vazhdojnë karrierën e tyre”, tha trajneri.

Theksojmë se mbrojtësi 27-vjeçar shqiptar deri më tani ka pasur 84 paraqitje për Gunners dhe ka realizuar shtatë gola.

Ndryshe, Mustafi në të kaluarën ka luajtur edhe shumë skuadra evropiane gjersa është kampion bote me Gjermaninë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.