Fundamenti

Pacolli: Kemi nevojë që qytetarë të na japin mbështetje për vizionin tonë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka folur pas shpërndarjes së legjislaturës së VI-të të Kuvendit.

Në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, Pacolli ka thënë se sot deputetët votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike, transmeton Telegrafi.

Pacolli ka thënë se sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, duke shtuar se kanë nevojë që qytetarët t’i japin mbështetje vizionit të tyre.

FIDANISHTJA

Ai ka potencuar se AKR në zgjedhje të parakohshme do të kandidojë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin me perëndimin dhe angazhimin për sundimin e ligjit.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja.

Ndryshe, me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime sot u bë shpërndarja e Kuvendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.