Fundamenti

Ambasadori gjerman në Beograd: Shpresojmë që dialogu do të rinisë së shpejti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se është shumë optimistë se do të rinisë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Gazeta Express.

“Unë besoj dhe jam shumë optimist, dhe shpresojmë që dialogu do të rinisë së shpejti. Janë bërë përpjekje të ndryshme për të pezulluar taksën. Por një gjë e tillë nuk ka funksionuar. Ne shpresojmë që e ardhmja e afërt do të jetë frytdhënëse”, ka thënë ambasadori gjerman për televizionin N1, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket deklaratës së fundit të QUINT-it, ambasadori gjerman thotë se ajo tregon që rinisja e shpejtë e dialogut është e nevojshme, dhe do të ndodh shumë shpejtë.

HW

“Ne iu kemi bërë thirrje të dy palëve që të heqin dorë nga veprimet që do të mund të ndikonin në vazhdimin e dialogut, përfshirë këtu edhe kampanjën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi sot ka folur edhe eksperti amerikan, Eduard Joseph, duke treguar se takimi i Sekretarit Amerikan, Mike Pompeo, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, është një tregues i mirë, që SHBA-të janë të interesuar për zgjidhjen finale të dialogut Kosovë-Serbi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.