Mobi Casa

Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Më 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

Memli Krasniqi nga PDK në emër të 98 deputetëve ka paraqitur mocionin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Kadi Veseli e hodhi në votim propozimin e grupit prej 98 deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të pranishëm në seancë ishin 106 deputetë.

ARKATANA

Para votimit shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, VV-,së, PSD-së, AAK-së, dhe Nismës, kanë kërkuar që të mos bëhet debat rreth legjislaturës së VI dhe të mos vonohet votimi për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ata kanë propozuar që vetëm shefat e grupeve parlamentare të flasin rreth qëndrimit të grupit dhe të mos zgjatet me debat.

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit, e cila u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.