HW

Hoti në seancën e shpërndarjes numëron ‘mëkatet’ 2 vjeçare të PAN-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para votimit për shpërndarjen e Kuvendit, ka numëruar të gjitha skandalet në të cilat është përfshirë koalicioni PDK-AAK-NISMA gjatë periudhës dy vjeçare sa kanë qeverisur me Kosovën.

Ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mbahet mend si një prej qeverive më të mëdha në botë, si pasojë e numrit të lartë të këshilltarëve dhe zëvendësministrave e ministrave.

“Shumicën e kohës jemi marrë me parandalimin e koalicionit PAN, disa herë edhe me ndihmën e PSD’së. Kjo legjislaturë ka qenë konfrontim pozitë opozitë për të ruajtur ligjshmërinë e Kosovës. Kemi pasur përballë 24 parti, por që përfaqësojnë vetëm 1/3 e shumicës në Kosovës. Si rezultat vetëm 30 për qind e agjendës së këtij Kuvendi është plotësuar, edhe atë me iniciativa të opozitës. Qeveria e PAN-it do të mbetet në histori, si qeveria më e madhe në botë. Janë bërë mbi 1200 punësime me kontratë mbi vepër”, ka thënë Hoti, raporton Gazeta Express.

ARKATANA

Hoti ka përmendur edhe skandalin e dëbimit të shtetasve turq.

“Kjo qeveri do të mbahet mend edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut me rastin e dëbimit të shtetasve turq. Kjo qeveri e PAN-it e ka dëmtuar buxhetin me mbi 200 milionë euro. Me rritjen e pagave, kontrata të dëmshme për lobim etj. Në anën tjetër dialogu me Serbinë është nisur pa konsensus, dhe me përfshirjen e presidentit. Korrigjimi i marrëveshjes me Malin e Zi, u harrua plotësisht. U rrit papunësia dhe u përgjysmuan investimet e huaja”, është shprehur Hoti.

Në fund ai ka thënë se LDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.