UBT

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëndimi i Milot Rashicës vetëm sa i ka shtuar kokëdhimbjet selektorit të Kosovës, Bernard Challandes, i cili tashmë do ta ketë një ‘armë’ më pak për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sulmuesi i Werder Bremen pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen e javës së parë të Bundesligës përballë ekipit të Fortunda Dusseldorfit.

Lëndimi i Milot Rashicës është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit gjerman, teksa i ka uruar shërim të shpejtë atij.

“Milot Rashica ka pësuar një zgjatje në muskujt e aduktorëve dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për disa javë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Rrjedhimisht Rashica mund të humbasë dy ndeshjet e muajit shtator të cilat Kosova i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2020”.

KKVITI

Fillimisht “Dardanët” ndeshen me Republikën Çeke më 7 shtator në “Fadil Vokrri”, teksa tre ditë më pas udhëtojnë drejt “St Mary’s Stadium” për tu përballur me Anglinë.

Arbër Zeneli

Milot Rashica vetëm sa i shtohet listës së gjatë të futbollistëve të lënduar të cilët priten të mungojnë gjithashtu për sfidat e muajit shtator.

Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli gjithashtu nuk do të jenë të gatshëm për këto dy ndeshje për shkak të lëndimeve që kanë pësuar muaj më parë.

Por, lajme të mira për teknikun zvicerian vijnë nga infermieria, pasi që mesfushori Valon Berisha është rikthyer në seancat stërvitore me klubin e Lazios dhe mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e shtatorit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.