ARKATANA

Haradinaj: Veseli është i komprometuar, VV-ja i gjuajti me gurë gjykatat, Mustafa i frikohet vetes

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i ka dërguar mesazhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, në luftën që ai thotë se i ka shpallur korrupsionit, tash kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa ka kritikuar Vetëvendosjen për të cilën tha se ka gjuajtur me gurë gjykatat. Ai nuk e la pa folur edhe për kreun e LDK-së, Isa Mustafën, shkruan Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai do të luftojë korrupsionin e këtë do ta fiton së bashku 100 për qind.

Ai tutje, ka shkruar se korrupsioni nuk luftohet nga ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.

UBT

“Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim”, tha ai.

Haradinaj thënë se në këtë luftë duhet të jemi të sinqetë 100 për qind.

“100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka thënë ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.