UBT

O’Connell: FSK është ndërtuar duke u bazuar në meritë dhe profesionalizëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ku është biseduar për progresin e arritur në zbatimin e planit gjithëpërfshirës së tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkrahjen e pa rezervë që ka dhënë dhe po jep Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe stërvitjen e pjesëtarëve të FSK-së.

Në takim ministri e falënderoi ambasadorin për kontributin e tij të veçantë në thellimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai e cilësoi ambasadorin O’Connell si mik të madh të Republikës së Kosovës, i cili do të na mungojë të gjithëve.

HW

“Në takim u bisedua edhe për progresin e arritur në zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkrahjen e pa rezervë që ka dhënë dhe po jep Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe stërvitjen e pjesëtarëve të FSK-së. Me theks të veçantë u diskutua suksesi i kadetëve tanë gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende tjera. Ata i kanë përfaqësuar më së miri vlerat që kultivon FSK-ja si një Forcë profesionale, multietnike dhe kredibile”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ambasadori O’Connell e falënderoi Ministrin për bashkëpunimin e deritashëm dhe nënvizoi se FSK-ja është një prej sukseseve të Kosovës pas luftës. Ai shtoi se FSK-ja është ndërtuar si institucion duke u bazuar në meritë dhe profesionalizëm. Ambasadori gjithashtu e rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta vazhduar përkrahjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Berisha edhe një herë shprehu gatishmërinë që FSK-ja, edhe me kapacitetet e tanishme, të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu edhe si pjesë e kontingjenteve të partneriteteve strategjikë, siç është Mbretëria e Bashkuar, në misionet paqeruajtëse në botë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.