Eko Higjiena

Shpërfillet kërkesa e QUINT-it

/ 2 minuta lexim
HW

Pavarësisht faktit që shtetet e QUINT-it kanë kërkuar vazhdimin e menjëhershëm të dialogut dhe heqjen e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, asnjëra prej partive politike nuk është deklaruar pro heqjes së tarifës. Përkundrazi, përfaqësues të subjekteve politike rëndësi të veçantë u kanë kushtuar zgjedhjeve të parakohshme, pas të cilave duhet të rinisë dialogu, shkruan gazeta “Zëri”.

Në fillim të kësaj jave shtetet e QUINT-it kërkuan rifillimin e menjëhershëm të procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Thirrja e pesë shteteve të QUINT-it për rinisje të procesit të negociatave erdhi në kohën kur në Kosovë pritet të vijë një qeveri e re, qoftë përmes një procesi të ri elektoral, qoftë pa shkuar fare në zgjedhje. Por ndonëse ekziston edhe ky opsion, të cilin e lejon Kushtetuta, partitë politike kanë kërkuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të caktohet menjëherë pas 22 gushtit, kur pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit. Teksa kanë komentuar thirrjen e QUINT-it për vazhdim të bisedimeve përfaqësues të partive politike kanë thënë se procesi i dialogut duhet të fillojë pas zgjedhjeve të reja, ndërkohë asnjë prej tyre nuk është deklaruar për heqje të taksës, ndonëse QUINT-i e ka kërkuar një gjë të tillë. Kurse përfaqësues të shoqërisë civile kanë konsideruar se pas rifillimit të procesit negociatat me Serbinë duhet të udhëhiqen nga Qeveria, gjegjësisht nga kryeministri i Kosovës.

Eco Higjiena

Në katër takimet që janë mbajtur deri më tash në kuadër të etapës përmbyllëse të dialogut Kosova është përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi. Takimi i fundit mes dy palëve është zhvilluar para nëntë muajsh, më 9 nëntor 2018.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.