Hidromorava

Reagon O’Connell: Vendet e Quint-it nuk kërkuan formimin e qeverisë së re pa zgjedhje, rifillimi i dialogut është në interes të Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka reaguar ndaj deklaratave të publikuara në media se vendet e Quintit po kërkojnë formimin e qeverisë së re pa zgjedhje.

O’Connell në Facebook ka shkruar se rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Çështja se a do të ketë zgjedhje apo jo është krejtësisht për Kosovën.

Kam lexuar ‘komentuesit’ që pretendojnë se deklarata e Quintit ishte një thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Pse shtypi publikon gjera të pakuptimta, edhe pa na pyetur se çfarë mendojmë ne? Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar. Por rifillimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Mobi Casa

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Vendet e Quint-it, përmes një komunikate, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, që siç thuhet, “është e nevojshme për të dyja vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”.

Ata theksojnë se një gjë të tillë, mund ta bëjnë vetëm kur palët të japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.