Eko Higjiena

Sukseset e nxënësve nga “Maratona e Dijes” nuk kanë të ndalur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë Fatbardha Emini, ka pritur nxënësen Rozana Ademi, e cila ka fituar vendin e parë me interpretimin e saj në Festivalin “Cover Fest”, që u mbajt në Viti më rastin e “Ditëve të Diasporës”.

Mirënjohje i’u nda edhe Dorentina Sinanit, e cila ka fituar çmimin e Publikut në këtë edicion të parë të këtij festivali.

FIDANISHTJA

Për këto suksese që po vazhdojnë nxënësit e Komunës së Vitisë, drejtoresha Emini falënderoi mësimdhënësit për angazhimin në përgatitjen e talentëve të ri , por një falënderim i veçantë për organizatoret e Festivalit, posaçërisht profesorin Mustafë Lamallari, Drejtorinë e Kulturës, “Korin e qytetit” dhe bashkë organizatorin e këtij festivali Arjanit Hetemin nga Qendra Kulturore “ Anamorava”./rajonipress/