Eko Higjiena

Mustafi ka statistika më të mira sesa mbrojtësi që po i kushton Unitedit 87 milion euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbrojtësi i shumëkritikuar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, mund të lavdërohet para lojtarit që pritet të transferohet së shpejti në Manchester United, Harry Maguire, kur vjen puna te statistikat e sezonit të kaluar.

“Djajtë e kuq” janë afër ta kompletojnë transferimin e mbrojtësit Harry Maguire nga Leicester City për 87 milionë euro, i cili me këtë shifër do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton Gazeta Express.

Mustafi 27-vjeçar mund të lavdërohet se ka pasur statistika më të mira sesa 26-vjeçari i Leicester Cityt gjatë sezonit të kaluar, 2018/19.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, edhe Mustafi e edhe Maguire i kanë luajtur nga 31 ndeshjeve sezonin e kaluar dhe skuadrat e tyre i pranuan nga 40 gola me ata të dy në formacion.

Përderisa në këto dy aspekte statistikat e tyre janë të barabarta, Mustafi e mposht qendërmbrojtësin anglez në disa aspekte të tjera. Mustafi i ka marrë kundërshtarëve topin, i ka fituar më shumë ndërhyrje dhe e ka larguar topin më shumë hera nga zona e rrezikut sesa Maguire.

Bllokime: Maguire, 18; Mustafi, 17

Uji Dea

Vjedhjet e topit: Maguire, 37; Mustafi, 58

Ndërhyrjet: Maguire, 31; Mustafi, 62

Ndërhyrjet e fituara: Maguire, 17; Mustafi, 45

Përqindja e ndërhyjeve të fituara: Maguire, 55 per cent; Mustafi, 73 per cent

Largime të topit nga zona e rrezikut: Maguire, 152; Mustafi, 161

Fitore në duelet ajrore: Maguire, 118; Mustafi, 123

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.