Albert Bunjaku i pandalshëm në Gjermani, 6 gola në 4 ndeshje
Ish-lojtari i Kosovës, Albert Bunjaku po shkëlqen me ekipin e Viktoria Koln në Bundesliga 3.
Bunjaku, i cili ishte kritikuar mjaft shumë sa ishte pjesë e reprezentacionit kosovar, duket se po shijon momente të mira në Gjermani.
Tashmë 35-vjeçar, përvoja e tij po i ndihmon shumë të përshtatet në Bundesligën 3, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi kosovar ka shënuar 6 gola në 4 ndeshje të fillim kampionatit dhe aktualisht është lider në tabelën e golashënuesve.
Bunjaku te Viktoria Koln erdhi nga Aue në vitin 2018, por edicionin e kaluar nuk është se pati hapësira të shumta.
Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, Viktoria Koln renditen në pozitën e pestë dhe gjysma e kësaj të arriture i atribuohet Albert Bunjakut. /Lajmi.net/


