Konjufca i kundërpërgjigjet Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar nga “Vetëvendosja”, Glauk konjufca iu ka përgjigjur deklaratave të Ramush Haradinajt ku ky i fundit kishte thënë se nuk mundet të bëhet si Visa Ymeri të gjuaj gaz e të shkarravitet për toke me Policinë e kosovës.
Konjufca deklaratat e kreut të AAK-së i quajti ofenduese për vet deputet e tij, transmeton “Zeri.info”
Sipas tij, edhe deputetët e Aleancës kanë qenë ata të cilët kanë hedhur gaz në Kuvend.
“Haradinaj i ka fyer më shumë deputetet e vet si Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn, Time Kadrijajn e shumë deputet tjerë të AAK-së të cilët kanë gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend. Dhe mua më duket jo në rregull që lideri i tyre të flet për hedhjen e gazit”, ka thënë Konjufca i ftuar në rtv 21. /Zëri/


