Eko Higjiena

Yllka Kuqi vjen me këngën e re “Po sillna”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, është kthyer me projekt të ri muzikor, pas një kohe të gjatë.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), bukuroshja jonë ka publikuar këngën e re “Po Sillna”, së cilës ia ka bashkangjitur edhe klipin.

Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur Fifi, teksa është realizuar nën producimin e Bini Diez.

Fundamenti

Yllka edhe këtë herë ka befasuar me dukjen e saj në klip, madje vjen tejet ndryshe ngaqë jemi mësuar ta shohim.

Këngëtarja po ashtu është në përgatitje të një bashkëpunimi me artistin e njohur turko-gjerman, Baby Brown.

E njëjta po vazhdon të jetë mjaft aktive në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/