Hidromorava

Talenti Dardan Zeqiri kërkohet nga shumë klube Kosovare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Talenti Gjilanas, 19 vjeqari Dardan Zeqiri i cili ka mbaruar të gjitha kategoritë në FC Drita, tani futbollist i lirë ka marrë shumë kërkesa nga shumë klube futbollistike të Kosovës.

Qendërsulmuesi i talentuar Zeqiri, ka bërë të ditur se nuk po i ngutet sa i përket ardhmërisë së tij me klubet nga Kosova.

“Janë disa klube që kanë shprehur interesim që të jem pjesë e tyre në edicionin e ri të garave, dy skuadra janë nga Superliga e Kosovës dhe tri të tjera nga Liga e Parë por gjerë më tani nuk ka asgjë zyrtare por vetëm bisedime, jam i përgatitur maksimalisht pasiqë në asnjë moment nuk i kam ndërprerë përgatitjet”, ka bërë të ditur 19 vjeqari.

Mobi Casa

Qendërsulmuesi korpulent 19 vjeçar ka theksuar se shumë shpejt do të bëhet e ditur skuadra e tij e re.

“Jam në bisedime edhe me një skuadër në Zvicër, menaxheri im është duke biseduar dhe po presim se çka do të ndodhë gjithçka është problematike te viza, ndërsa shpresoj se në qoftëse nuk arrijë t`i bashkëngjitëm futbollit Zviceran për shkak dokumentacionit atëherë skuadra ime e re do të qartësohet gjerë në fund të javës”.

Futbollisti Zeqiri ka një perspektiv të madhe futbollistike me talentin që ka dhe nga ky futbollist në të ardhmen pritet shumë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.