Eko Higjiena

Berisha e përfundon fazën rehabilituese, i përkushtohet familjes në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Valon Berisha e ka përfunduar fazën e mundimshme rehabilituese pas lëndimit që e kishte pësuar kohë më parë. Tash futbollisti kosovar po ia kushton disa ditë familjes.

Valon Berisha e ka mbyllur me sukses fazën rehabilituese prej dy muajsh, të cilën e kaloi në Salzburg të Austrisë, shkruan Gazeta Express.

Tash, futbollisti kosovar dëshiron t’ia kushtojë kohën familjes.

“Dy ditë me familjen pas rehabilitimit prej dy muajsh”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale, duke treguar se ka ardhur në Kosovë.

Përfaqësuesi kosovar e ka kaluar një sezon prej lëndimesh muskulore dhe formës jo të mirë.

KKVITI

Në ndeshjen e fundit që ishte prezent ai në lojë ishte ajo Lazio – Empoli në fillim të muajit shkurt.

Berisha kishte arritur në kryeqytetin italian verën e kaluar për një shifër prej 7,5 milionë eurosh.

Tash, pasi e ka humbur krejt fazën përgatitore me Lazion, 26 vjeçari më në fund duket se është gati për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit.

Lazio do ta presë atë në Marienfeld, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Salzburg, duke u shkëmbyer kështu me Dominik Szoboszlai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.