Eko Higjiena

Rrëfehet Gavazaj: Ja pse e lash Rusinë për t’u kthyer në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Njëri nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar Enis Gavazaj, pas një aventure të dështuar në Rusi te skuadra ruse Eenisey është kthyer në kampionatin shqiptar po jo të Skënderbeu aty ku fitoi gjithçka për të një tjetër skuadër e madhe, Kukësi, shkruan, Zëri.info.

Gavazaj në një bisedë për Zëri.info, ka dhënë edhe arsyet pse vendosi të rikthehet në Shqipëri? A pret ftesë nga trajneri i kombëtares Edy Reya dhe cilat janë synimet e tij me skuadrën kuksiane.

“Pas një aventure jo aq të mirë në Rusia vendosa që të kthehem në Shqipëri për një arsye ta ndihmoj ekipit tim të ri Kukësit dhe gjithashtu edhe vetën për ta rikthyer formen time më të mirë”, ka thënë për Zëri.info, ish futbollisti i Prishtinës, Enis Gavazaj i cili në Kosovës njihet si nga të paktët që nga Prishtina arriti të kalojë në Belgjikë te skuadra e madhe Genk.

KKVITI

“Tani do të fillojmë me përgatitjet në mënyrë që të arrijmë sa më mirë formën fizike. Mendoj se ekipi ka lojtarë cilësorë dhe padyshim do të mundohemi të bëjmë më të mirën”, ka thënë Gavazaj duke folur më pas për ekipin kombëtar të Shqipërisë.

“Sa i përket Kombëtares është çështje sesi do të paraqitem ne ekipin e ri. Besoj se me lojëra të mira të bie në sy edhe të trajnerit të ri të Shqipërisë”, ka përfunduar Enis Gavazaj./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.