Koncert madhështor në Deçan, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj në përkrahje të brezit të ri
Për dallim nga shumë komuna tjera, Deçani viteve të fundit po jep shembull të mrekullueshëm me organizime kulturore. Janë evidente sukseset e të rinjëve në muzikë, qofshin ato gara pianistike apo pjesëmarrje në festivale. Kjo falë angazhimit të jashtëzakonshëm të dy artistëve Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj të cilët ndajnë nga koha e tyre japin energji për ngritjen e një brezi të ri të kultivuar.
Festivali “Ardhmëria” ka arritur që të jetë ndër festivalet më të mira shqiptare për fëmijë e të rinjë, ndërkaq, shkolla e muzikës tash e sa vite ngrit të talentuarit në mënyrë profesionale. Pikërisht brumi i kësaj shkolle ka mundësuar që jeta kulturore në qytet të marrë tjetër pamje.
Derisa shumë komuna promovojnë shund e kiç e këngë dasmash kur mërgimtarët janë të stërmbushur me atë atmosferë Komuna e Deçanit në bashkëpunim me dyshen Mehmedi-Tolaj sjell mbrëmje e mikpritje të ngrohtë me këngë dedikuar mërgimit, atdheut dhe mallit për vendlindje, këngë këto që sjellin flladin e lirisë së Kosovës. Me datë 26 korrik do të jetë një mikpritje e rrallë dhe program i larmishëm nga zemra e kombit, fëmijët dhe të rinjtë që me aq entuziazëm rriten në Kosovën e lirë.
Nga vendlindja e kryeministrit do të dërgohen mesazhe të rëndësishme që rinia e Kosovës e do paqen dhe mirësinë kudo në botë./rajonipress/


