United Hospital

Studimet: Kafeja nuk shkakton kancer

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Derisa shkencëtarët janë duke u munduar t’i gjejnë shkaktarët e kancerit , ata kanë ardhur në përfundim se kafeja nuk është një nga ato.

Madje studimi i ri thotë se përvec se kafeja nuk shkakton kancer , rrezik është nëse nuk e përdorim atë.

Bashkësia shkencore është përpjekur të hulumtojë për vite të tëra për ta zbuluar nëse kafeja shkakton kancer. – shkruan Daily Mail, transmeton indeksonline.

Tani, studimi më i fundit i mbi 46 mijë pacientëve të kancerit nga Universiteti i Queensland sugjeron se përgjigja është se kafeja nuk shkakton kancer.

Mobi Casa

“Ata që pinë kafe nuk kanë predispozita më të mëdha të kenë kancer se sa ata që pinë.”- thonë studiuesit.

Megjithatë shkencëtarët janë ende duke u ballafaquar me atë se cilat mund të jenë shkaqet e shumta dhe komplekse të kancerit.

Pavarësisht përpjekjeve për parandalim, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) parashikojnë që gati dy milion burra dhe gra do të diagnostikohen me kancer në vitin 2020-të – një rritje prej 24 përqind për meshkujt dhe 21 përqind për gratë mbi normat e vitit 2010-të./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.