KPF në Kamenicë shqyrton disa projekte e draft rregullore
Kamenicë – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), e mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, z. Bajram Dërmaku. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetari i komunës z Begzad Sinani.
Të gjitha pikat e parapa të rendit të punës, u aprovuan njëzëri nga anëtarët e KPF-së. Në rend pune ishin paraparë gjashtë raporte të drejtorive komunale, dy draft rregullore, njëra kishte të bënte me mirëmbajtjen e mjedisit dhe tjetra për transportin rrugor në komunën e Kamenicës.
Një kërkesë ishte për ndihmë financiare nga KF”Kika”, për rregullimin e murit mbrojtës të fushës së futbollit në Hogosht, si dhe dy propozim vendime, njëra për subvencionimin e klubeve sportive në Komunën e Kamenicës, dhe tjetra kishte të bënte me shqyrtimin e propozim-vendimit për mënyrën e kompensimit të anëtarëve të komitetit konsultativ për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal.
Pas shqyrtimeve veç e veç pikave të njëjtat i’u rekomanduan kuvendit komunal./rajonipress/


