Fundamenti

Tifozët e Liverpoolit: A ka Shaqiri të ardhme në “Anfield”?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Faqja e tifozëve të Liverpoolit, Rousing the Kop, e ka publikuar një artikull ku diskutohet për të ardhmen e 27-vjeçarit në skuadrën e drejtuar nga Jurgen Kloppi. Artikullin e tyre mund ta lexoni në vijim.

Pasi u zhduk nga formacioni i parë i Liverpoolit gjatë pjesës së dytë të sezonit 2018/19, Xherdan Shaqiri mund të jetë duke e vënë në dyshim nëse ka të ardhme në skuadrën e Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Shumë tifozë të Liverpoolit nuk ishin të entuziazmuar kur klubi i tyre e aktivizoi klauzolën 13 milionë funtëshe për shkëputjen e kontratës së Shaqirit me Stoke Cityn, për ta sjellë në skuadër përfaqësuesin zviceran. Megjithatë, paraqitjet e tij në fillim të sezonit bënë që shumë tifozë të besonin se e kishin blerë Shaqirin për shumë më pak para sesa që është vlera e tij reale.

Para se të fillonte viti 2019, Shaqiri kishte arritur t’i shënonte gjashtë gola për në Premierligë për Liverpoolin, përfshirë këtu dy golat që ia dhanë skuadrës së Klopp fitoren kundër Manchester Unitedit në Anfield.

Kjo ndeshje rezultoi të jetë e fundit për Jose Mourinhos si trajner i Manchester Unitedit dhe dhjetë ditë më vonë Shaqiri e shënoi edhe golin e tij të fundit për sezonin 2018/19, në fitoren 4:0 kundër Neëcastle.

Uji Dea

Hera e fundit që Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin ishte në barazimin 1:1 me Leicesterin në shtëpi, në fund të janarit. Në fakt, ai nuk luajti në asnjë ndeshje tjetër si titullar deri në fitoren 4:0 kundër Barcelonës.

Kloppi nuk i dha Shaqirit mundësi të luajë as nga stoli në ndeshjet mes 24 shkurtit dhe 26 prillit. Ai hyri në minutën e 90-të në ndeshjen kundër Chelseat në mes të prillit, por ky ishte vetëm një tentim i Kloppi për t’i humbur Chelseat kohë. Shaqiri u emërua në stol për 11 ndeshje radhazi gjatë asaj periudhe dhe nuk u përdor nga trajneri gjerman asnjëherë.

Vetëm Kloppi dhe stafi i tij i trajnerëve e dinë nëse Shaqiri bën pjesë në planet e tyre afatgjata, por ai ende mund ta luajë një rol në zhbllokimin e kundërshtarëve me stilin e tij më kreativ të lojës.

Ditët e Shaqirit me fanellën e kuqe nuk janë ende të numëruara pasi që Liverpooli nuk është aktivizuar gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ai duhet të rrijë gati për ta dëshmuar veten, kurdo që i jepet një mundësi e tillë nga Kloppi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.