UBT

Sheffieldi i nis përgatitjet, mungon Nuhiu

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Futbollisti kosovar mund t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në ditët në vazhdim, në përgatitjet në Portugali

Sheffield Wednesday i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Championship, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, pjesë e kontingjentit të klubit anglez që udhëtoi për në Portugali nuk ishte edhe futbollisti kosovar, Atdhe Nuhiu.

Sipas mediave britanike, gjigantit të sulmit i është dhënë kohë shtesë pasi ishte i angazhuar me Përfaqësuesen e Kosovës gjatë kësaj vere.

KKVITI

Besohet se Nuhiu do t’i bashkohet ekipit shumë shpejt për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Nuhiu ka realizuar 5 gola në 38 ndeshje me Sheffieldin sezonin e fundit.

Konkurrenca në sulm tek Wednesday është e madhe, prandaj Nuhiu do të ketë punë të madhe për ta siguruar një vend titullari sezonin e ardhshëm.

Futbollisti shqiptar nuk e ka ndërmend të largohet nga Sheffieldi, ku thotë se ndihet si në shtëpi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.