UBT

Naim Aliu në krye të BIK-ut, Haziri e uron dhe i ofron mbështetje institucionale‏

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, dhe ka uruar për detyrën e re kryetarin e sapozgjedhur, Naim Aliu, të cilit i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim maksimal në të gjitha punët dhe projektet ku ka pikëprekje të drejtpërdrejtë të dy institucioneve, por edhe në punë të cilat janë për zhvillim të komunitetit fetar të cilin Aliu e udhëheqë.

Me këtë rast kryetari Haziri, gjatë urimit ka thënë se është në shërbim të ruajtjes së qetësisë, rritjes së bashkëpunimit, koordinim të mirë brenda BIK-ut në Gjilan, me Komunën, por edhe me bashkësitë tjera fetare të Gjilanit.

ARKATANA

“Mbështetja e Komunës së Gjilanit për kryetarin e ri të Bashkësisë Islame në Gjilan do të jetë e vazhdueshme dhe e përhershme. Uroj që koordinimi brenda Bashkësisë Islame, por edhe me Komunën dhe bashkësitë tjera fetare, të jetë përherë në funksion të punëve të hajrit dhe në shërbim të qytetarëve tanë. Qytetarët e Gjilanit janë me vlera të larta të tolerancës fetare, këtë duhet promovuar gjithkund, por me angazhimin e mëtejmë të kryetarit të BIK-ut, të hoxhollarëve, xhematit dhe të gjithë të tjerëve me radhë kjo vlerë mund të pasurohet përherë në mënyrë që ky shembull i mirë të jetë model edhe për regjione të tjera të Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndërsa nga ana e tij Aliu, ka bërë të ditur për angazhimet dhe detyrat që ka marrë, duke kërkuar bashkëpunim edhe më të shtuar mes këtij institucioni fetarë dhe Komunës së Gjilanit si institucion lokal i qeverisjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.