Eko Higjiena

Negociatorët jokushtetues, Thaçi pa kompetenca për ta drejtuar dialogun

/ 2 minuta lexim
HW

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur dje antikushtetues Delegacionin Shtetëror për Bisedime, i cili bashkudhëhiqej nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, ka thënë se vendimi për Delegacionin Shtetëror dëshmon se presidenti Hashim Thaçi nuk ka të drejtë për ta kryesuar procesin e dialogut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Delegacioni Shtetëror, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i Qeverisë Fatmir Limaj dhe nga kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Pas kërkesës së dy partive më të mëdha opozitare, LDK-së e LVV-së, për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Ekipit Negociator, Kushtetuesja ka konstatuar gjatë ditës së djeshme se Delegacioni i formuar në fund të vitit të kaluar nuk ka kompetenca për ta përfaqësuar Kosovën në politikën e jashtme, gjegjësisht për të zhvilluar dialog me një shtet tjetër, shkruan më tutje “Zëri”.

UBT

Menjëherë pas këtij vendimi Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i Delegacionit, ka dhënë dorëheqje nga posti që ka mbajtur për shtatë muaj në këtë ekip.

Lidhur me vendimin e djeshëm të Kushtetueses kanë reaguar edhe LDK-ja, edhe LVV-ja, përfaqësues të të cilave kanë thënë se vendimi i Gjykatës ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi udhëheqjen e dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.