Uji Dea

LDK: Qeveria dhe Delegacioni Shtetërorë të dorëhiqen menjëherë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli antikushtetues Delegacionin Shtetëror. Sipas Hotit, vendimi ka qenë i drejtë ashtu siç ka pritur LDK-ja që nga dita e parë kur e ka kontestuar udhëheqjen e dialogut nga ky delegacion, raporton “Zëri.info”.

“Vlerësojmë se gjykata ka folur qartë dhe zëshëm se ligji për dialogun është antikushtetues dhe ky vendim e konfirmon atë që e ka thënë LDK-ja që nga dita e parë, se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga institucionet legjitime. Të gjitha veprimet që ka ndërmarrë qeveria sa i përket dialogut kanë qenë antikushtetuese”, ka thënë Hoti.

HW

Ai u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që menjëherë Qeveria dhe Delegacioni Shtetëror të dorëhiqen dhe vendi të shkojë në zgjedhje nga ku do të dalin institucione që ndërmarrin veprime në përputhje me ligjin.

“Vlerësojmë se sot menjëherë, ekipi dialogues dhe qeveria duhet të japin dorëheqje. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja për të zgjedhur institucione legjitime që marrin obligime shtetërore sipas Kushtetutës. Ky është qëndrim i grupit tonë parlamentar dhe Lidhjes Demokratike”, ka shtuar ai./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.