HW

Haradinaj: Duke e forcuar paqen në Kosovë, ne e forcojmë paqen edhe në botë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019, që u mbajt në Kazermën Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.

Haradinaj duke i uruar kadetët për këtë gradim dhe për shërbimin që po ia bëjnë vendit tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplomojnë pas votimit në Parlament, edhe pas dhënies së mandatit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse të Kosovës duke u bërë kështu vetë historia

“Ju uroj për gradimin dhe ju falënderoj për shërbimin e deritashëm. Ju ftoj që të shërbeni me nder në ushtrinë e Kosovës, për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes të cilëve ne i takojmë dhe do t’iu takojmë, pra së shpejti në NATO, të cilës i prin SHBA-ja”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Kosova si vend, vjen prej sfidave e tragjedive dhe ende është e sfiduar por nuk bën garë me të keqen, garën siç tha kryeministri, e bëjnë me të mirën dhe synojmë t’iu takojmë popujve të lirë, ushtrive të popujve të lirë atyre ushtrive që garantojnë paqen.

Eco Higjiena

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj shtoi se është në nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë .

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndësishme për karrierën dhe jetën e kadetëve por edhe FSK-në e shtetin e Kosovës. “Sot duhet të jeni krenarë për arritjet e juaja dhe të zotoheni që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun dhe të mbroni paqen, liritë dhe shtetin e ndërtuar më shumë sakrificë”, tha ministri Berisha.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, përfaqësues të KFOR-it dhe personalitete të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fund të ceremonisë u bë betimi i kadetëve dhe u dekoruan me medalje Naim Smakolli për shërbim vetëmohues dhe kadet Dritëro Bajrami për rezultate te larta në përvetësimin e programit mësimor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.