Abazi: Viti i tretë i qeverisjes ad – hok, letargjia e thellë vazhdon
Gjilan – Kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisjes komunale të Lutfi Hazirit me shokë, dhe ende shpresa për mirëqenie e zhvillim nuk duket as kund. Po hyjmë në pjesën e fundit të mandatit të kësaj qeverisje që do te mbahet mend për fjalët e mëdha e veprat e vogla shprehet Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së.
Abazi thotë për rajonipress se ende kjo qeverisje nuk ka plan për zhvillimin e Gjilanit, çdo gjë bëhet ad hok, aty për aty jo se ka një plan të çart prioritetesh, zaten qeverisjet që çdo gjë e kanë prioritet edhe dështimin e kanë në çdo gjë. “U premtuan e po premtohen milionat sikur t`i kishim hazer në bashqe të babës, vetëm duhet t`i marrim, por edhe këtë vit siç dihet Gjilani ka rënie në investimet Kapitale, u premtua arsim i depolitizuar e Arsimin e kemi nëpër gjykata, sepse plot njerëz nuk u pranuan edhe pse fituan me kritere, paramendoni faktin se në Velekincë është pranuar kandidati i 14-t në listë e jo kandidati i parë e i dytë… Bursat që u votuan në Kuvend e nuk u dhanë kurrë”.
Sipas Abazit u premtua qeverisje me duar të pastërta e prokurimi i komunës sot më shumë se kurrë ndodhet si objekt shqyrtimi i Agjensionit AntiKorrupsion. “Sot më shumë se kurrë ka ndërtime pa leje sikur të ishte kohë emergjencash. Sot kemi shëndetësi militantesh e jo shëndetësi humane dhe në shërbim të njerëzve t`zakonshëm. Sot ekipa e Task forcës paguhet nga fondet e Karitasit ani pse aj fond është i parapare për mjek, ndoshta këtu kryetari ka të drejtë sepse edhe kulturën e ka bërë për mjek”.
Edhe një herë e ftojmë kryetarin e komunës që në këtë pjesë të fundit të mandatit, t`i kthehet Gjilanit sepse ky qytet nuk mund të udhëhiqet nga Aeroplani e as nga Prishtina, duhet punë, ekip serioze e të përkushtuar që e njeh secilin problem të Gjilanasve. Koha po ikin shpejt e problemet po rriten tha Abazi./rajonipress/


