UBT

Shenjat e sëmundjeve serioze, të cilave pak u kushtoni vëmendje

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Shpeshherë trupi dëshiron t’ju thotë diçka, ndërsa që, sipas mjekëve, secili ndryshim në përditshmërinë tonë është shenjë për një sëmundje serioze.

NUK MUND TA ARRINI DOLLAPIN MË TË LARTË

Nëse përnjëherë e ndieni se dollapi i sipërm është i paarritshëm për ju, kjo mund të jetë shenjë e osteoporozës. Kjo sëmundje shkakton tkurrjen e eshtrave dhe me vetë këtë të sëmurët humbin në gjatësi. Është normale që për çdo dekadë, pas të dyzetave, të humbet një centimetër në gjatësi, por nëse humbni më shumë se kaq, atëherë kjo duhet të kontrollohet. Për ta parandaluar përparimin e osteoporozës, ndaloni duhanin dhe konsumoni ushqime me kalcium.

MBETNI PA FRYMË MEGJITHËSE JENI SHTRIRË

Kur të mbeteni pa frymë, edhe pse ju jeni të shtrirë, kjo mund të tregojë në problemet me zemër. Ortopnea quhet nevoja kur duhet të rrini ulur për t’u mbushur frymë, kjo ndodh kur zemra nuk pompon gjak aq sa duhet, prandaj gjaku fillon të mblidhet në mushkëri dhe në zemër. Kjo më shpesh u ndodh njerëzve që merren me sport. Nëse kjo ju ndodh, atëherë detyrimisht duhet të këshilloheni me mjekun.

JU PENGOJNË DRITAT E VETURËS GJATË NATËS

Nëse dritat e veturës ju pengojnë gjatë natës, kjo mund të jetë shenjë në katarakt, sëmundjen e syve, ku lentet e syve fillojnë të mjegullohen. Nëse drita vjen në kontakt me këto lente, mjegullimi shkakton që drita të shpërbëhet dhe të shpërndahet, prandaj pikërisht për këtë arsye edhe ju duket se nuk po shikoni mirë, sidomos gjatë natës.

ARKATANA

NUK MUND TA SHIKONI SHPINËN

Nëse ju ndodh kjo, atëherë mund të vuani nga spondiloza e qafës së mitrës, e cila mund të ndikojë në eshtrat dhe indet e qafës. Kjo sëmundje mund të ndikojë sidomos në njërën anë, e shumëçka varet nga ajo se me çfarë merreni. Prandaj, nëse vozitni shpesh, atëherë është e mundur që ana nga që shikoni më shpesh, mund t’ju shtanget. Për këtë ju ndihmon terapia fizikale dhe joga.

JU ËSHTË ZVOGËLUAR SHKRIMI

Nëse e keni vërejtur që përnjëherë shkronjat ju duken më të vogla, derisa shkruani dhe lexoni, kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së Parkinson-it. E ashtuquajtura mikrografia është simptomë e hershme e kësaj sëmundjeje, që ndikon në punën e trurit dhe lëvizjen e muskujve. Për pasojë, duart janë më të ngadalshme.

E KENI TË VËSHTIRË TË NGRIHENI NË MËNGJES

Shumica e njerëzve fajëson kurrizin apo gjumin jo të mirë kur zgjohen. Kjo ndodh kur filloni të lëvizni dhe atëherë kur muskujt fillojnë të nxehen. Nëse edhe dy orë më pas e keni të vështirë të lëvizni, kjo mund të jetë shenjë e artritit. Artriti prek më shumë meshkujt, në krahasim me femrat, ndërsa simptomat fillojnë që në moshën e hershme të njëzetave. Sa më e hershme të jetë diagnoza, aq më i lehtë do të jetë shërimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.