Hidromorava

Kosova s’ka njohje që një vit – Hyseni thotë se Pacolli ka dështuar në diplomaci

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Që nga 15 shkurti i vitit 2018, Republika e Kosovës, nuk e ka asnjë njohje.

Ish-ministri i punëve të jashtme, Skender Hyseni ka treguar pse diplomacia kosovare ka dështuar në këtë fushë.

Hyseni fajin kryesor ia lë paaftësisë së Ministrisë të Punëve të Jashtme gjegjësisht, ministrit Behgjet Pacolli.

United Hospital

“Janë dy arsye thelbësore. E para është dështimi në rrafshin e njohjeve të reja dhe me gjasë edhe tërheqja e ndonjë njohjeje. Kjo është pasojë e paaftësisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe paaftësisë totale të ministrit të jashtëm për ta bërë punën e vet”, ka thënë Hyseni për express.

Hyseni ka thënë se Kosova nuk ka ministri e as ministër të jashtëm si dhe kjo diplomaci është e çakorduar.

“Është një diplomaci e çakorduar. Dhe këtu nuk kanë faj diplomatët e shpërndarë nëpër botë. Përgjegjësinë kryesore e kanë ministri dhe kabineti i tij. Ata s’kanë udhëzime se si të veprojnë nëpër botë. Në MPJ s’kanë as dije elementare se diplomatëve duhet t’iu dërgohen udhëzime të përditshme se çfarë duhet të bëjnë në të gjitha rrafshet, si te njohjet, si te diplomacia ushtarake dhe policore. Ka një mungesë totale të punës së kësaj ministrie”, ka shtuar ish-kryediplomati Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.