Futbollisti nga Maqedonia e Veriut Muhamed Usein futbollist i ri i Gjilanit
Gjilan – Skuadra e Gjilanit sot ka arritur marrëveshje me futbollistin 30 vjeçar Muhamed Usein për dy kampionatet e ardhshme.
Usein vjen nga skuadra Renova e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me herët futbollisti 30 vjeqar ka djersit fanellat e Shkëndisë, Rabotniqkit, gjithashtu Usein për dy vite ishte edhe tek skuadra nga Vlora Flamurtari.
Mesfushori defanziv Muhamed Usein më herët ishte pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ky njëherit ishte transferi i tretë nga taborri i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, ditë më parë krerët e Gjilanit kishin nënshkruar me Jackson Ferreira dhe Shkëlzen Ruqin./rajonipress/


