Fillon ndertimi i serrave ne tri fshatra të Vitisë
Viti – Komuna e Vitisë në bashkëfinancim me Fondacionin Kosove Luxemburg kanë filluar sot shpërndarjen e Serrave në Fshatrat Skifteraj, Radivojc, dhe Budrigë e Epërme.
Në kuadër të projektit për zhvillimin e komuniteteve ku përfitues janë tre fshatra nga Komuna e Vitisë sot ka filluar shpërndarja e serrave ku përfitues do të jenë 30 fermer nga tre fshatra të Komunës së Vitisë.
Në kuadër të këtij projekti parashihen edhe shumë investime të tjera si në fushën e Bujqësisë ashtu edhe në atë të arsimit.
Kryetari Haliti së bashku me drejtorin e Bujqësisë z.Ademi sot vizituan fshatin Skifteraj ku panë nga afër shpërndaje e serrave tek fermerët përfitues.
Kryetari Haliti urojë përfituesit e serrave dhe gjithashtu falënderojë Fondacionin Kosovë- Luxemburg të cilët në vazhdimësi po përkrahin komunën tonë në projekte të ndryshme.
Ai gjithashtu njoftojë fermerët e këtyre fshatrave se së shpejti do të fillojë ndërtimi i tregut ditor në këtë zonë i cili do t`ju ofrojë kushte fermerëve për t`i shitur prodhimet e tyre, po ashtu do të hapet kanali i komasacionit i cili në vazhdimësi ka vërshuar tokat bujqësore, po ashtu do të pastrohet edhe përroska Devaja e cila po vërshon shumë toka bujqësore në Radivojcë dhe Budrigë e Epërme./rajonipress/


