Hidromorava

Xhaka: Kosova ime më jep forcë dhe motiv, krenar që luajta në stadiumin që mban emrin e legjendës Vokrri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Granit Xhaka ka thënë se ndihet krenar dhe i nderuar që pati mundësinë të festojë 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës duke luajtur futboll në stadiumin që mban emrin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit.

Të shtunën në mbrëmje, Xhaka luajti përkrah yjeve dhe ish-yjeve të futbollit dhe personaliteteve të ndryshme shqiptare në një ndeshje bamirësie në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në 20-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, shkruan Gazeta Express.

Ylli i Zvicrës dhe i Arsenalit pohon se përkrahja ia japin njerëzit nga Kosova e bën atë të jetë më i motivuar dhe të punojë me më zell dhe t’i tregojë botës se nga i ka rrënjët.

26-vjeçari, i lindur në Basel të Zvicrës, tha se ishte emocion i papërjetuar për të luante në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në vendnisjen e prindërve të tij.

Uji Dea

“Nder dhe privilegj, kur feston me stadiumin plotë 20-të vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi. Vërtetë isha i emocionuar si kurrë më parë, pasi që po zhvilloja ndeshjen në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, po ashtu përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv dhe forcë të punoj e ku do që jam të tregoj se nga i kemi rrënjët”, shkroi Xhaka në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Facebook.

Xhaka pohon se ndihet i plotësuar nga përkrahja dhe dashuria që kosovarë ia kanë shfaqur.

“Ju falënderoj të gjithëve, që ishit të pranishëm, dashnia dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj. I juaji, GX34”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.