ARKATANA

LDK në Viti pasurohet edhe me 200 anëtar të rinj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Dega e LDK-së në Viti përqafoi mbi 200 anëtarë të rinj, sidomos u vërejt ardhja e të rinjve, por pati edhe rikthim të ish aktivistëve, por nuk munguan edhe prurjet e anëtareve nga partitë e tjera. Në këtë tubim të pranishmëve me një fjale rasti iu drejtua Kryetari i degës së LDK-së në Viti, njeherit edhe Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Ai tha se është impresionuar për shkak të masivitetit, prandaj edhe ndërruam sallën. “Kjo është ekipa brilante, sepse unë nuk e quaj ekip brilante vetëm qeverinë komunale, por gjithë ekipen e madhe të LDK-së në Viti. LDK-n të cilën e ka formuar arkitekti i pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova”.

Uji Dea

Ai nuk harroi edhe pa përmendur edhe themeluesit e degës së LDK-së në Viti, por edhe themeluesit e nëndegëve të LDK-së në Viti. “Ne për sot kemi planifikuar aderimin e 30 anëtarëve e të rinj, por këtu u bënë mbi 200 të rinj, këtu po shoh që ka edhe rikthim të ish aktivistëve të cilët barten barrën shumë kohë, sidomos gjatë viteve të 90-ta. Sot nuk ka pse mos të ndihemi mirë, sepse sot nuk jemi në fushatë zgjedhore, por ju treguat se jeni të gatshëm që të na përkrahni për punën që po e bëjmë dhe që do ta bëjmë në të ardhmen. Më lejoni në veçanti të përshëndes nëndegën e LDK-së në Binqë, e cila është shumë kualitative dhe është formuar rishtazi”.

Në fund Haliti ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të aderuarve në degën e LDK-së në Viti thuhet në njoftimin e kësaj dege./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.