Eko Higjiena

Kosova, larg vizave

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shkalla e lartë e papunësisë dhe e varfërisë, ngecjet në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, mosshuarja e strukturave paralele në veri, mosliberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian vlerësohen dështimet kryesore të institucioneve të Kosovës në dydekadëshin e çlirimit.

Pos problemeve të paraqitura në aspektin e shëndetësisë e të arsimit, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen edhe me mosheqje të vizave për të udhëtuar jashtë vendit. Gjithashtu, integrimi në Bashkimin Evropian nuk duket të jetë afër për Kosovën.

Uji Dea

Njohësi i proceseve integruese Besnik Vasolli ka thënë për “Zërin” se Kosova kishte dhe do të ketë një rrugë më të komplikuar se shtetet tjera sa i përket procesit të integrimit në BE. “Fakti se ne e shpallëm pavarësinë të fundit nga rajoni dhe nuk kemi siguruar njohjet nga të gjitha shtetet anëtare do ta përcaktojë rrugëtimin tonë edhe për një kohë të gjatë. Ne ishim të fundit që negociuam MSA-në, jemi të fundit që do të aplikojmë për status të kandidatit dhe për hapje të negociatave, të cilat nuk dihet si do të shkojnë, për faktin që ne nuk kemi njohje nga të gjitha shtete e BE-së”, ka deklaruar ai.

Sa i takon liberalizimit të vizave Vasolli ka thënë se Kosova ka humbur mjaft kohë me Demarkacionin, si kushti kryesor për përmbylljen e këtij procesi. Por pos kësaj ai ka thënë se ky proces i është qasur Kosovës më ndryshe se vendeve të tjera nga ndërkombëtarët, pasi ia janë vënë më shumë kritere. “Kjo qasje mori shumë më shumë kohë sesa u mori vendeve te rajonit. Për më tepër, ngërçi politik rreth Demarkacionit kontribuoi negativisht në këtë proces, humbëm kohë të vlefshme dhe tani jemi në pritje të vullnetit politik të shteteve anëtare të BE-së, pasi nga aspekti teknik Komisioni Evropian e konfirmoi që Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret”, ka theksuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.