KKVITI

Kosova ngrihet për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova është ngritur për gjashtë pozita, nga vendi i 127-të në atë të 121-të, në ranglistën e FIFA-s, e cila u përditësua sot, pas rezultateve të ndeshjeve të qershorit. Kjo është pozita më e lartë në të cilën është renditur ndonjëherë Kosova.

Nga dy ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit qershor, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, Kosova i fitoi 25 pikë, duke bërë kështu që “Dardanët” ta vazhdojnë ecurinë e ngritjes në ranglistën e FIFA-s që nga fillimi i vitit 2018, raporton Gazeta Express.

Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe triumfi kundër Bullgarisë në Sofje bëjnë që Kosova të jetë ngritur edhe më lartë në listën e FIFA-s. Kosova fiton pikë edhe nga barazimi me malaziasit për shkak se ata shumë më mirë sesa “Dardanët” në këtë listë të FIFA-s.

Gjatë muajit qershor, Kosova i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A të kualifikimeve të Kampionatin Evropian 2020. Fillimisht, skuadra e Bernard Challandes barazoi me rezultat 1:1 në Podgoricë kundër Malit të Zi, që renditej në pozitën e 51-të.

KKVITI

Dy pikët e humbura në Podgoricë, Kosova i kompensoi me tre pikë të fituara në Sofje, kur në mënyrë dramatike, në fund të ndeshjes, siguroi fitore me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë, që e ndante pozitën e 51-të me Malin e Zi.

Kosova u anëtarësua në FIFA para tre vjetëve dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të ngrihet nga pozita e 190-të në atë të 127-të. Rritjen më të madhe e pati në prill të vitit 2018, kur u ngrit në tabelë për 24 pozita. Që nga atëherë, Kosova gjithmonë është ngritur në këtë tabelë.

Hera e fundit që ka rënë në këtë ranglistë ishte në muajin janar të vitit 2018, kur ra për një pozitë më poshtë, ndërsa rënien më të thellë që nga viti 2016 e kishte në prill të 2017-ës, kur ra për gjashtë pozita.

Ranglista e radhës e FIFA-s do të publikohet më 25 korrik, mirëpo gjatë kësaj kohe Kosova nuk mund të fitojë pikë pasi që nuk do ta zhvillojë asnjë ndeshje deri në shtator. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.