Eko Higjiena

Shëndetësia po degradohet, përgjegjësia po humbet

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën ”Shërbimet shëndetësore dhe betimi i Hipokratit. Sa po avancohen dhe respektohen ato” u tha se fatkeqësisht shëndetësia kosovare po degradohet çdo ditë e më shumë. Kryeprokurori Jetish Maloku tha se vdekja e Arbenita Spahiut ka tronditur publikun dhe rastit të saj i është dhënë prioritet. Mustafë Selimi axha i Arbenitës tha se janë në pritje të ekspertizës mjeko – ligjore. Qytetarët ndërkaq kanë dhënë vërejtje e akuza të shumta për neglizhencë të mjekëve në këso raste derisa kanë bërë përgjegjës për mos komunikim me publikun edhe menaxhmentin e spitalit të Gjilanit.

Debati i organizuar nga Klubi i Gazetareve “Beqir Musliu” ka ngjallur diskutime të shumta dhe të ndryshme rreth punës së mjekëve në spitalin e Gjilanit, por edhe rreth mjekësisë kosovare në përgjithësi.

Ky debat erdhi pas vdekjes së Arbenita Spahiut në Gjinekologjinë e Spitalit të Gjilanit, rast ky që pastaj u bë top lajm në medie për shkak të dyshimeve të ngritura nga familjarët.

Mustafë Selimi axha i Arbenita Spahiut tha se ne familjarët e saj nuk bëjmë konstatime, por shprehimisht kemi ngjallë vetëm dyshime sepse sipas informacioneve nga mjekët, dora e parë, na kanë përcjellë se lindja ka qenë e rregullt pa komplikime dhe pa asnjë problem, pastaj na kanë njoftuar se pas dy orëve Arbenita ka vdekur.

”Për ne fillimisht ka qenë një nokdaun, një shkurtim i këmbëve. E kemi marrë kufomën kemi nënshkrua kemi dal pa vërejtje esenciale. Më vonë kanë lind disa informacione ku kemi dyshuar dhe kemi kërkuar që të bëhet autopsia dhe presim rezultatet e atij komisioni mjekësor profesional. Nuk kemi qëllim ta akuzojmë pa një ekspertizë profesionale dhe në këtë rast dëshirojë që krejt ky debat të lidhet me rezultatet zyrtare që do të vijnë. Ne nuk përfitojmë asgjë nga ai rezultat, por kemi menduar për pacientë të tjerë dhe me repartet e shërbimeve shëndetësore të jenë së paku në nivelin e detyrës dhe përgjegjësisë së tyre profesionale. Dhe atëherë kur ajo përgjegjësi është në nivel atëherë opinioni nuk shtron pyetje a ka qenë apo jo se vdekja nuk mund të ndale,t por përgjegjësia duhet të jetë në nivelin e kërkuar profesional” tha Selimi.

Kurse Kryeprokurori Jetish Maloku tha se është një rast i rëndë që ka godit këtë familje, por ta dini se ka goditur edhe qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë. “Është rast specifik dhe për këtë arsye edhe i është dhënë një rëndësi mediale, por edhe interesim i shoqërisë civile dhe i qytetareve ishte i madh. Ky rast na ka bërë mu ndie shumë keq, dhe opinioni ka qenë i alarmuar dhe i goditur. Raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë që ne i kemi në prokurorinë themelore në Gjilan. Janë raste shumë të rënda dhe shumë të ndjeshme. Janë të rënda para se gjithash për shkak se janë vërtetë janë raste komplekse dhe përfshijnë shumë aktorë. Edhe më shumë e bënë komplekse dyshimet për shkak se prokurorëve e gjyqtarëve, dhe juristëve iu mungon dija profesionale e këtyre rasteve. Nuk është në dorën e tyre sepse janë të lidhur me ekzaminime mjeko ligjore që për fat të keq nuk kemi mund t`i zgjidhim këto raste për shkak të dijes profesionale të kësaj natyre.
Ne presim konstatimet që dalin nga ekspertizat, ekzaminimet mjekoligjore. Këtë rast dhe rastet tjera, janë pesë a gjashtë të tilla, që kanë ndodh në institucionet shëndetësore e rëndojnë më tepër, këto hetime tona varen nga ekspertizat. Këto ekspertiza janë procedura specifike dhe këto prova janë të mbivlerësuara. Prova është gjuha e prokurorisë dhe e gjykatës. Ne shpesh nuk e kuptojmë gjuhën e këtyre ekspertizave, ekspertëve, opinioneve. Më keq është edhe fakti që këto ekspertiza vonohen dhe kjo shkakton telashe. Në Kosovë janë afër 600 ekspertiza të këtij lloji dhe të afërmit nuk e dinë çfarë ju kanë ndodhur të afërmit të tyre. Në këtë rajon i kemi 26 raste që familjarët bëjnë presion për të ditur se çfarë u ka ndodhur, pse dhe si dhe shumë e shumë të panjohura që dalin nga koka e tyre”.

Maloku tha se është vetëm një provë, por është provë vendimtare te këto raste ku ka të vdekur. “Ne me të kuptuar rastin, prokuroria ka caktuar një prokuror për krime të rënda, trupi i të ndjerës është bartë në IML në Prishtinë. Mungon rezultati final i ekspertizës që duhet me dal nga ata ekspertë mjeko ligjor që janë pranë IML. Pas tri dite kemi pas takim me drejtorin e këtij instituti. Na është premtuar përgjigje e shpejtë. Janë intervistuar personeli mjekësor i repartit të lindjes që ka qenë në kujdestari gjatë gjithë natës. Janë intervistuar ekipa që e ka intervenuar njëherë, dy herë. Janë intervistuar edhe personeli ndihmës pranë Spitalit, dëshmitarë, që kanë qenë prezentë. Ne nuk do t`i ndalim hetimet. Kjo është bërë me dyshim për lëshime eventuale apo mostrajtim të duhur mjekësor nga personeli mjekësor pran këtij spitali. Pjesë e këtij dyshimi do të jetë një ekspertizë që po e presim me padurim për tu definuar deri në fund fajësia apo pafajësia e dorës së njeriut në rastin konkret. Ne nuk do të kemi mundësi me kthye në jetë viktimën, por do t`i shkojmë rastit deri në fund. Nëse është fajtor apo pjesë e fajit, nëse është përgjegjës dora e personelit, ne nuk do të falim, do të veprojmë” ka siguruar Maloku.

Shaban Rexhepi gjinekolog i njohur tha se ky rast na ka prek të gjithëve, por edhe mua si gjinekolog i vjetër. “Informatat e para që i kam pranuar nuk kanë qenë të mira. Në media janë dhënë disa informata që ka pasur neglizhencë dhe mos trajtim të duhur profesional. Kam punuar aty dhe i njoh kolegët e mi e di si punojnë dhe si veprojnë. I kam thirr ata në bazë të asaj që kolegët kanë përshkruar mendojë në bazë të ecurive që e kanë përshkruar kolegët e mi, kam mbet i kënaqur në kuptimin profesional. Nuk është bërë lëshim në kohë dhe veprim. Kjo degë është njëra ndër degët më të vështira të mjekësisë ma urgjente. Zhvillohen disa reaksione 200 deri 500 procese ndryshojnë gjatë shtatzënisë.
Është me rëndësi të mos jepen deklarata paushallë. Kolegët e mi e kanë dhënë maksimumin. Reparti i gjinekologjisë kemi pasur vetëm 4 vdekje të nënave në 16 vjet. Në lindje. Mirë është bërë që është dërguar në ekspertizë dhe ajo e thotë fjalën e fundit. Megjithatë degradim të shëndetësisë ka dhe kjo është fatkeqësi” tha Rexhepi.

Fundamenti

Asllan Gërbavci profesor i Arbenita Spahiut tha se nuk e ka të qartë vonesën e ekspertizës. “Dyshimet janë të mëdha dhe ne presim një përgjigje më urgjente të rastit” tha ai. “Si të kish lekë i ke të gjitha. Ekspertiza mund të bëhet më shpejtë” tha ai.

Shaban Terziu nga shoqëria civile tha sepse lehonat mbahen pak në repartin e lindjes. “Ekspertiza të mos vonohet dhe të bëhet transparente ngjarja”.
Demir Krasniqi tha se mjekësia në përgjithësi është në gjendje të mjerueshme. “Mjekët janë bërë si kasapët. Asgjë nuk kryhet pa para sepse kjo degë po shihet si biznes i majmë” tha Krasniqi.

Bujar Nevzati këshilltar komunal tha se pse përfaqësuesit e spitalit nuk janë prezentë në debat, ata nuk duhet me i ik përgjegjësisë. “Spitali nuk ka dal në publik për me sqarua rastin i cili pastaj le dilema”.

Salih Hasani qytetar tha se në rajon tallen me mjekësinë e Kosovës dhe tha kritika ndaj krejt fushave që nuk funksionojnë si duhet.

Nexhat Hajrullahu drejtor i shëndetësisë në Gjilan tha se rasti i Arbenita Spahiut duhet të trokas në ndërgjegjen tonë. “Ekspertiza të dal sa më parë që të sqarohet kjo çështje të mos lejojë fjalë e dyshime. Këto raste të jenë thirrje për përgjegjësi më të madhe në punë. Edhe menaxhmenti duhet të ndihet përgjegjës” tha ai.

Leonora Bunjaku këshilltare komunale tha se kemi pasur edhe raste të tjera në Kosovë. “Fajtorin duhet ta kërkojmë dhe të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohen rastet tjera”.

Edhe, Afrim Cana mjek tha se të mos kontribuojmë që të krijohen përshtypje të këqija për mantelbardhët. “Në shëndetësi bëhen punë të mira dhe të mëdha” tha ai.

Ndryshe në debat edhe pse të ftuar kanë refuzuar të vijnë Imet Rrahmani, e Besim Guda. Debati është mbështetur nga Fondacioni Friedrih Ebert Stiftung me seli në Prishtinë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.