Trajneri shqiptar Adil Maliqi po bën emër në Zvicër
Trajneri shqiptar me prejardhje nga Busavata e Dardanës, po ec me hapa të sigurt në zejen e trajnerit.
33 vjeqari Adil Maliqi, dikur ishte futbollist mjaft i shquar por pas një lëndimi pa dëshirën e tij u deshtë ta ndërpres karrierën futbollistike.
Maliqi i dashuruar pas futbollit tani e 8 vite ushtron zejen e trajnerit me disa klube Zvicrane, por tani e 4 vite me shumë sukses ka drejtuar skuadrën SV Würenlos e cila është themeluar në vitin 1950.
Trajneri Maliqi nga Busavata e Dardanës, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, me skuadrën SV Würenlos ka arritur suksesin më të madh të tij duke e shpallur kampion dhe duke inkuadruar në Ligën e tretë Zvicrane.
Gjatë katër viteve Maliqi me skuadrën e SV Würenlos ka zhvilluar 100 ndeshje duke shënuar rezultate impozante me 71 fitore, 20 barazime e 9 humbje.
“Është një shifër mbresëlënëse nga 100 paraqitje të pësosh vetëm në 9 ndeshje, është diçka spektakolare por merita të veçanta kanë të gjithë futbollistët si dhe Drejtori Sportiv i skuadrës Ulrich Sauter”, ka bërë të ditur Maliqi.
Skuadra SV Würenlos është shpallur kampione në Ligën e 4 ku nga 26 paraqitje ka shënuar 21 fitore, 4 barazime dhe ka pësuar vetëm në një ndeshje duke tubuar 67 pikë, duhet theksuar se skuadra SV Würenlos në 17 ndeshje radhazi ishte e pamposhtur.
“Ne ishim edhe në vitin e kaluar shumë afër të inkuadrohemi në Ligën e tretë por na mungoi fati, ishim vetëm një pikë larg liderit, por në këtë kampionat u mobilizuam dhe ishim të pa konkurrencë duke pësuar vetëm në një ndeshje në stinorin vjeshtor dhe jam shumë i lumtur që ja kemi arritur qëllimin por gjithë kjo meritë ju shkon futbollistëve dhe Drejtorit Sportiv Ulrich Sauter”, thekson trajneri Maliqi.
Në mesin e skuadrës SV Würenlos janë edhe tre futbollist shqiptar, është lideri i skuadrës Halil Daka nga Lipjani, talenti i madh i futbollit nga Kërçova 15 vjeqari Jasin Pasha dhe Meriton Kelmendi nga Peja.
“Daka është një lider i vërtet i skuadrës i cili gjendet në çdo pjesë të fushës, ndërsa talenti Pasha po dëshmon se ka një ardhmëri të madhe të futbollistit kurse Meriton Kelmendi më herët ishte pjesë e grupmoshave U18 në Kaiserslautern të Bundesligës Gjermane”, thekson Maliqi.
Trajnerit Adil Maliqit ju ka vazhduar kontrata edhe për një vit në skuadrën SV Würenlos.
“Është e vërtetë, kam një kontratë të re edhe për një vit, të gjithë janë të kënaqur me punën time edhe pse kam pasur disa oferta të skuadrave tjera kam vendosur të jem besnik edhe për një vit”.
Se sa është i gatshëm trajneri Maliqi të udhëheq një skuadër Kosovare dhe të jetë prezent në futbollin e Kosovës, Maliqi thekson.
“Nuk ka dyshim, atje është vendlindja ime, zemra ime rreh çdo moment për Kosovën, për familjarët e mijë, për gjakun tim, do të kisha sprovuar vetën në ndonjë klub Kosovar por është mirë që njerëzit nga FFK-së të interesohen për ne dhe për punën tonë të cilën po e bëjmë, pasi si gjithmonë bashkëpunimi sjell rezultate kulminante, por ku ka ma mirë se të kontribuosh për vendin tënd”.
Trajneri Adil Maliqi përpos që është një trajner me një karrierë të shkëlqyer, ai njihet edhe si humanist i madh./rajonipress/


