HW

Haradinaj: Në Berlin nuk është përmendur korrigjimi i kufijve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga vizita dy ditore në Berlin të Gjermanisë, të premten, ka bërë të ditur që në këtë takim nuk është diskutuar fare për “korrigjim të kufijve” pasi ky skenar sipas tij tashmë është shuar, raporton ‘Zëri.info’.

“Mendoj që Samiti i Berlinit e ka mbyll çështjen e territoreve. Kësaj here nuk ka vazhduar diskutimi për një teme të tillë, sepse nuk ekziston më te asnjë palë serioze. Është me interes vazhdimi i dialogut, për gjetjen e një marrëveshje, për njohjen e Kosovës në njohjen e reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë teksa ka folur për Samitin e Parisit, Haradinaj dhënë sinjale se ky takim mund të dështojë, por pavarësisht kësaj ka theksuar se askush nuk mund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pasi që ai potencon se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për një takim në Francë.

UBT

“Sa i përket Samitit të Parisit, besoj është një punë shumë palëshe. Por ju siguroj që askush s’mund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pra Kosova është treguar palë serioze në përgatitjet e veta, pikërisht sa i përket Samitit të Parisit”, ka thënë Haradinaj

Ndërsa kur foli për heqjen e vizave, kreu i Qeverisë deklaroi se edhe një herë Gjermania i ka thënë “po” liberalizimit të vizave.

“Gjermanie ka thënë PO-në e vet, pra nuk ka dilema, edhe ministri i Brendshëm edhe grupet punese janë duke punuar”, ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar se tashmë Kosovës i duhet ndihmë edhe nga vendet e tjera të BE-së që ta fut në agjendë këtë proces. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.