Haradinaj nga Berlini: Faleminderit Gjermani!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë pune në Gjermani.
Ai në konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ka takuar kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, të cilin e ka falënderuar për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.
“Në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, pata kënaqësinë ta takoj Kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, të cilin e falenderova për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.
Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve!
Faleminderit Gjermani! RH”, ka shkruar ai në Facebook.


