Fundamenti

As heqja e taksës nuk e zhbllokon dialogun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse presioni i BE-së për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe sa vjen e shtohet, institucionet e Kosovës mbeten të palëkundura në mbajtën e tarifës në fuqi. Teksa heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni gjermano-francez që e vizitoi të hënën Kosovën, deputetët vlerësojnë se edhe nëse taksa hiqet Serbia nuk do të rikthehet në tavolinë të bisedimeve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Janë bërë 7 muaj prejse Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake si kundërpërgjigje ndaj propagandës lobuese të shtetit serb ndaj Kosovës, mirëpo as pas 7 muajve Qeveria e Kosovës nuk ka ndërruar qëndrimin e saj në raport me këtë taksë.

FIDANISHTJA

Heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni nga Franca dhe Gjermania, i cili e vizitoi Kosovën të hënën, mirëpo krerët e shtetit edhe pas këtij takimi theksuan se taksa do të mbetet në fuqi dhe se Kosova nuk pranon kushte nga Serbia, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

“Dialogu duhet të ndodhë i pakushtëzuar. Tarifa nuk do të hiqet sepse është një vendim legjitim i Qeverisë së Kosovës. Personalisht jam kundër që të hiqet tarifa. Por ashtu askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vërë kushte për vazhdimësinë e dialogut. Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizimin e vizave, heqjen e tarifës ose ndonjë proces tjetër”, ka theksuar presidenti Thaçi pas takimit që pati me këtë delegacion të hënën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.