Uji Dea

Haliti: Vitia tradicionalisht është e njohur për tolerancën fetare dhe ndëretnike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në një takim të përbashkët që është mbajtur sot në Komunën e Vitisë, Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Arsim, Qahil Sinan si dhe Komandanti i Stacionit Policor, Agim Lipovica kanë pritur sot në një takim pune përfaqësues të Departamentit për Analizë dhe Politika të Sigurisë në krye me drejtorin e këtij departamenti, Bekim Podrimqaku.

Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për implementimin e planit të veprimit të strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Kjo strategji pritet të implementohet prej vitit 2015 deri 2020. Përndryshe një nga objektivat strategjike të këtij dokumenti është edhe identifikimi i hershëm i shkaqeve, faktorëve dhe grupeve të targetuara.

Sipas strategjisë në fjalë pritet edhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në mes të Institucioneve qendrore dhe lokale dhe të policisë me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm.

ARKATANA

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti shprehi gatishmërinë e tij që të vazhdoj bashkëpunimin në të mirën e qytetarëve të kësaj komune, duke potencuar se komuna e Vitisë, tradicionalisht është e njohur për tolerancën fetare dhe ndëretnike.

Ndërkaq Agim Lipovica, Komandat i Stacionit Policor në Viti ndër tjerash tha se Policia në Viti ka një bashkëpunim të mirë me kryetarin Halitin si dhe me të gjitha drejtoritë komunal.

Lipovica po ashtu theksoi se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Institucionet përkatëse me qëllim të implementimit të strategjisë në fjalë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.