Fundamenti

Ismet Beqiri i “shtyn” zgjedhjet nacionale deri në vjeshtë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se prej kohësh janë të interesuar që ta rrëzojnë Qeverinë e tanishme.

“Nuk do ta linim asnjë minutë po t’i kishim numrat. Jemi afër tash. Seriozisht e kemi pasë nga fillimi. Qe një vjet nuk kanë shkrepur gjërat. Këtij koalicioni jetën ia ka zgjatë votimet nga PSD-së dhe deputetët e tyre përkundër mungesës së Listës Serbe. Tash ka filluar të piqet bindja – edhe pse ia kanë bërë argatin – që tash është koha”, ka thënë Beqiri.

Duke folur për thirrjen e mocionit, ka thënë se vjeshta e këtij viti është periudha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Këta kanë sharruar thellë në gabime të mëdha. PSD ka 12 deputetë dhe nuk mund të injorohet tash. Kushdo që i bashkëngjitet mocionit të gjithë 120 deputetët janë të barabartë. Mendoj që vjeshta, shtatori-tetori është koha optimale kur vendi do të duhej të shkojë në zgjedhje dhe të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. S’kam parë situatë më interesante, edhe i kanë edhe s’i kanë numrat, edhe rrëzohen edhe çohen”, tha Beqiri, Beqiri në Zona B të Klan Kosovës.

ARKATANA

Në takimin e sotëm që ka pasë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me një delegacionin franko-gjerman, janë rikonfirmuar qëndrimet e mëhershme, sikur për çështjen e idesë së korrigjimit të kufirit.

“Qëndrimi i tyre mbetet – sikur që ne themi në LDK – është rrugëzgjidhja më e mirë e problemeve. Mustafa ka thënë se jemi për dialog, poashtu jemi për dialog të pakushtëzuar. Taksa është shndërruar në një problem, edhe pse e dimë se Serbia meriton shumë kësi taksa. Ne mendojmë se u pezullua apo u hoq taksa, e para zgjidhje është të hiqet Qeveria. Nuk na bën përshtypje heqja e taksës. Kryetari i LDK-së ka thënë se nuk bëhemi pjesë e ekipit negociator. Është ekip surrogat i panevojshëm”.

“Është mëse e qartë se LDK është faktori kyç, është subjekti kryesor politik në vend. Për një kohë të gjatë jemi subjekti i parë politik. Nuk kalon asnjë marrëveshje pa rolin kyç të LDK-së. Nuk kemi thënë asnjë herë që nëse vjen ndonjë marrëveshje që nuk i dëmton interesat e vendit për LDK-në do të ishte e pranueshme”, tha Beqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.