United Hospital

Nexhipi: Po bëjmë përpjekje maksimale për ta zgjidhur problemin e aktorëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bashkim Nexhipi thotë se aktorët janë paguar deri në muajin janar 2016 ku edhe i kanë marr të gjitha pagat e mëhershme edhe pse nga subvencioni e me shumë vërejtje nga auditimi i cili nuk e lejon kurrsesi ligji.

“Tani aktorët do angazhohen me projekte siç janë të angazhuar deri tani dhe do paguhen sipas angazhimit, derisa të bëjmë zgjidhjen, pasi për herë të parë që nga pas lufta nga zyra e kryetarit Lutfi Haziri është bërë kërkesa zyrtare ministrive përkatëse për 20 vende të punës të lira për teatër që të sistemohen me rroga në sistem shteti, por ligji nuk lejon ndryshe” thotë Nexhipi.

Mobi Casa

Nexhipi i cili udhëheq Task Forcës e kulturës në Gjilan thotë se auditimi ka dhënë vazhdimisht e sidomos në vitin që shkoi vërejtjet e fundit që paga nuk mund të ndahen nga subvencionet, por vetëm honorar sipas angazhimit. “Aktorët këtë e dinë mirë e sidomos aktorët e rinj që nga pas lufta asnjëherë nuk kanë qenë në rroga në sistem, por kemi marr kinse rroga nga subvencionet e ndara dhe gjithë disi jemi vetë kënaqur e mashtruar, hajt se mirë, se e mora një rrogë, por jo rrogë, por ndihmë, ato kanë qen ndihma e politika asnjëherë se ka marr seriozisht rastin e aktorëve që ta zgjidhin, por janë shfrytëzuar politikisht që nga paslufta, ndërsa tani me vullnetin më të mirë kryetari Haziri e ka marr këtë iniciativë shumë seriozisht që ta zgjidh problemin njëherë e përgjithmonë edhe pse qe dy vite qeverisje aktorët kanë marr pagat me subvencione deri më janar 2016 edhe pse me pak punë e shumë llafe” tha Nexhipi.

Nexhipi tha se unë jam një ndër ata aktorët që 15 vite të quajtur si trupa e teatrit rezidente, por pa rroga, me subvencione me ndihma dhe dua që për koleg e për veti ta zgjidhim një herë e mirë këtë problem e mos të jemi partiak si teatër si trupë, por si individ është e drejt e tyre edhe pse disa janë parazit edhe kanë dëshirën që të vazhdoj kështu se i konvenon kjo situatë e sikur s`donë të bëhet mirë janë të prirur për pështjellim. “Megjithatë shpresojmë që do bëhet mirë dhe në dhjetor 2015 aktorët i kanë marr 8 rroga së bashku edhe pse kanë refuzuar të punojnë një pjesë e tyre e s`kan qen të angazhuar, por shpejt do të bëhet mirë” shprehet Nexhipi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.