ARKATANA

Qeveria nuk ia ka frikën mocionit të opozitës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse duhen edhe 3 nënshkrime për ta ngritur mocionin e votëbesimit dhe për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”, deputetët e koalicionit qeverisës nuk po ndihen të rrezikuar nga kjo nismë, sipas tyre opozita nuk do të arrijë t’i mbledhë votat. Për ta çuar deri në fund këtë iniciativë partitë opozitare theksojnë se nuk do t’i kërkojnë votat e Listës Serbe, por as nuk do t’i kundërshtojnë ato kur mocioni të ngrihet në Kuvend, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ka kohë që partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësi me punën e qeverisë “Haradinaj”.

UBT

Së fundmi ato kanë vendosur ta marrin edhe hapin final për ta ndalur funksionimin e kësaj qeverie. Me iniciativë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, opozita është bashkuar rreth një qëllimi, ngritjes së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.

Madje deri tani partitë opozitare kanë theksuar se kanë mbledhur 58 nënshkrime të deputetëve të opozitës. Ndonëse votat e Listës Serbe do të mjaftonin që të rrëzohej Qeveria, opozita është shprehur se nuk do t’i kërkojë ato, por as nuk do t’i kundërshtojë nëse do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.