Gjilani marrëveshje me Brusën për praktikë profesionale për mësimdhënës dhe nxënës të teknikës
Gjilan – Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazmi Musa dhe drejtori i Arsimit në Brusë, Veli Salihaja, kanë nënshkruar dje marrëveshjen për praktikën dy mujore në Brusë të Turqisë, për ngritjen profesionale të mësimdhënësve dhe nxënësve nga shkolla teknike të Gjilanit.
Këtë e mundësoi shoqata “Kosova-Shkup” në krye me veprimtarin e madh nga Brusa e Turqisë, Rexhep Gyndiz, derisa kontribut për këtë marrëveshje të rëndësishme ka dhënë edhe biznesmeni nga Turqia me prejardhje nga Gjilani, Faredin Gylener.
Gyner ofroi mjete materiale dhe strehim dhe akomodim dymujor për të gjithë nxënësit që janë përfitues dhe të përzgjedhur të vijojnë kursin në fjalë.
Drejtori i DKA-së Nazmi Musa, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, ka falënderuar drejtorin Salihaja dhe biznesmenin Faredin Gylener për këtë mbështetje tejet të rëndësishme për Turqisë, për ngritjen profesionale të mësimdhënësve dhe nxënësve të Gjilanit.
Zyrtarët nga Komuna e Brusës u shprehën të kënaqur me mundësinë e bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit, duke shpresuar ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë.
Nga ana e tij, Rexhep Gyndyz, kryetar i shoqatës “Kosova-Shkup”, i cili ishte ura lidhëse në mes dy Komunave, ka falënderuar edhe biznesmenin Faredin Gylener, i cili, nuk ka kursyer mjetet për bashkëkombësit e tij të origjinës./rajonipress/


