Hidromorava

Zharku e Haziri nënshkruajnë memorandum për financimin e ndërtimit të infrastrukturës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Prishtinë – Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Gjilanit dhe të rrugëve në qytetin e Gjilanit.

ARKATANA

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 3 milionë e 700 mijë eurosh dhe në tërësi janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.