Kadriu: Serbët në Bujanoc duhet të mbesin në opozitë
Gjilan – Konsideroj se tani pas zgjedhjeve të prillit patjetër duhet të krijohet një koalicion qeverisës nga partitë shqiptare dhe partitë serbe duhet të mbesin në opozitë thotë Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra”.
Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra” thotë se tani, po i afrohemi muajit prill, muaj në të cilin do të mbahen zgjedhjet lokale e parlamentare të Serbisë në Kosovën Lindore, gjë që po të përkraheshin nga Kosova e Shqipëria, banoret e këtyre trevave nuk do të duhej fare të merrnin pjesëve në to, por janë rrethanat e tilla dhe fatkeqësisht, spektrit politik po i imponohet pjesëmarrja në këto zgjedhje.
“Fakt prekës dhe shqetësuese janë zgjedhjet lokale në komunën shqiptare të Bujanocit, ku është goxha i madh rreziku për humbjen e pushtetit nga shqiptarët apo ndarjen e pushtetit mes partive shqiptare dhe atyre serbe. Po që se do të ndodhë një gjë e tille, kjo do të ishte vetëm shkak i partive politike shqiptare që nuk kanë gjetur e nuk po e gjejnë ende gjuhën e përbashkët” vlerëson Kadriu.
Partitë politike serbe dihet që me vite të tëra janë në pushtet në Bujanoc, janë parti pushtetare bile, dhe pa nevojë ju dha pushtet partive serbe nga partitë shqiptare, ku disa dikastere shumë vitale për banorët ju dhanë serbëve e disa parti shqiptare mbetën në opozitë me vet dëshirë apo pa dëshirë. “Konsideroj se tani pas zgjedhjeve të prillit patjetër duhet të krijohet një koalicion qeverisës nga partitë shqiptare dhe partitë serbe duhet të mbesin në opozitë. Mbetët të shihet a do ketë koalicion të partive shqiptare apo përsëri do të vazhdohet me avazin e vjetër të mos bashkëpunimit mes vete, e më lehtë të merren vesh me paritë serbe se me ato si motra shqiptare” tha Kadriu./rajonipress/


