Eko Higjiena

Cicërimat e zogjve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Atje mbi shtëpi
Ku gjendet rudina,
Është vend koncertesh
Plot me cicërima.

A i keni dëgjuar?
Atje ka shumë hare,
Mëngjes e mbrëmje
Jehon këngë e re.

KKVITI

Edhe vallet hidhen
Natyrës me vesë,
Shkollë baleti hapur,
Për të bukurat shpesë.

Dhe shtëpia jonë
Kontribuon sa mundet,
Tërë ditën e lume
Koteci tundet e tundet!